Presheva mbetet zyrtarisht më e varfra në gjithë Serbinë!

Sipas të dhënave më të fundit zyrtare për muajin korrik 2026, Komuna e Preshevës vazhdon të mbetet në fund të listës sa u përket të mefshmeve mujore, duke u renditur si komuna më e varfër në nivel të të gjithë Serbisë për nga paga mesatare neto.
Nga ana tjetër, edhe Komuna e Bujanocit shënon shifra dukshëm më të ulëta se mesatarja e përgjithshme e vendit.
Shifrat kryesore për Luginën dhe rajonin:
Presheva: Pagë mesatare neto prej 83.504 dinarësh (më e ulëta në Serbi).
Bujanoci: Pagë mesatare neto prej 88.658 dinarësh.
Trgovishta: 84.271 dinarë.
Bosilegradi: 92.168 dinarë.
Vranja: 96.691 dinarë.
Han i Elezit (Vladičin Han): Pagën më të lartë në Rrethin e Pçinjës me 97.968 dinarë.
#### **Dallim i madh me mesataren e Serbisë**
Për ta ilustruar prapambetjen ekonomike të rajonit tonë, paga mesatare neto në nivel të Serbisë për muajin korrik ka arritur në **121.346 dinarë**.
Ndërkohë, në Rajonin e Beogradit paga mesatare shkoi në **149.577 dinarë**, me komunën Stari Grad që prin në të gjithë vendin me një mesatare prej **213.344 dinarësh** — që është gati tri herë më e lartë se paga mesatare në Preshevë.
Këto të dhëna rikonfirmojnë se me gjithë rritjet nominale, rrethet e jugut, e veçanërisht komuna e Preshevës, vazhdojnë të përballen me diskriminim ekonomik dhe mungesë të investimeve kapitale që do të rrisnin standardin e jetesës së qytetarëve.
