Dalja në Serbi pothuajse dyfish më e lartë se në 2023: deri në ora 11 votoi 27,3%

Deri në ora 11:00 kanë votuar 27,3 për qind e votuesve në Serbi, sipas vlerësimeve të CeSID-it dhe Ipsos-it. Në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2023, dalja ishte 15,1 për qind.

Edhe të dhënat zyrtare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) tregojnë të njëjtën prirje. Deri në ora 10:00 kishin votuar 19,72 për qind e qytetarëve, krahasuar me 9,94 për qind në zgjedhjet e kaluara. Sipas KRZ-së, dalja më e lartë është në Vojvodinë, 23,62 për qind, ndërsa në Serbinë Jugore dhe Lindore, ku bën pjesë edhe Lugina, ishte 17,40 për qind.

Në Preshevë, deri në ora 10:00 kanë votuar vetëm 2,5 për qind e votuesve, shumë më pak se mesatarja e vendit.

Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.

Back to top button