Bie çmimi i naftës në Maqedoni

Për të gjithë qytetarët nga Presheva dhe Lugina që udhëtojnë shpesh drejt Kumanovës, Shkupit apo pikave të tjera në Maqedoninë e Veriut, Komisioni Rregullator i Energjetikës ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas vendimit më të fundit, çmimet e benzines kanë pësuar një ulje të lehtë, ndërsa nafta (dizeli) është shtrenjtuar lehtësisht:

Benzina Eurosuper BS-95: 98.50 den/litër
Benzina Eurosuper BS-98: 100.50 den/litër
Nafta Eurodiesel: 97.00 den/litër
Ekstra i lehtë (EL-1): 108.50 den/litër
Mazut M-1 NS: 49.597 den/kg

Për shkak të dallimit në çmime dhe taksa, furnizimi me karburant në pikat e karburantit përtej kufirit mbetet një opsion i shpeshtë për shumë shoferë nga rajoni ynë. Vendimi i ri ka hyrë tashmë në fuqi.

Back to top button