Medvegja voton: dalja arrin rreth 30 për qind

Në Medvegjë, komunën më të vogël të Luginës, dalja në zgjedhjet e sotme parlamentare arrin rreth 30 për qind, sipas vlerësimeve nga terreni të raportuara nga Klan Kosova.
Edhe pse numri i votuesve shqiptarë në Medvegjë është i vogël dhe nuk mund ta ndryshojë ndjeshëm rezultatin e përgjithshëm, pjesëmarrja këtu ka rëndësi simbolike. Medvegja është ndër vendet më të prekura nga pasivizimi i adresave të shqiptarëve, që për shumë prej tyre ka sjellë humbjen e së drejtës për të votuar.
Medvegja ka edhe kandidatin e vet në listën e “Koalicionit Shqiptar”: Bajram Mustafa nga Tupalla renditet i treti në listë, menjëherë pas Shaip Kamberit dhe Visar Mehmetit.
Koalicioni Shqiptar garon me numrin 17. Vendvotimet qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.
